25,04,2024

Zyrtari i lartë i shtetit kërkon kthimin e regjimit të Enver Hoxhës

Must Read

idrizi

Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, ka thënë në një prononcim për Klan Kosovën, se nuk sheh asgjë të keqe nëse kërkohet ndërtimi i një shtatore për diktatorin Enver Hoxha në Kosovë, por për me tepër ka kërkuar madje edhe kthimin e këtij regjimi në Kosovë, raporton Insajderi.

Duke folur për Enver Hoxhën si kryetar të Shqipërisë, Blakaj, i cili drejtoninstitucionin që funksionon nën ombrellën e Kuvendit të Kosovës e që paguhet me paratë e taksapaguesve kosovarë, ka thënë se do të ishte mirë ta kthente regjimin e Hoxhës për një vit në Kosovë.

“Kishte me qenë mirë që bile regjimi i Enver Hoxhës të kthehej nja 1 vit për me i hjek hajnitë e këto gjana të këqija të këtij vendi”, ka thënë Blakaj, duke shtuar se vet ai ka qenë një adhurues i politikës së Enver Hoxhës.

 

Blakaj ka qenë edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare.65886_112360418834111_1574629_n

Sipas tij, nuk është tragjike që kërkohet ndërtimi i shtatores për Enver Hoxhën në Kosovë, pasi ai nuk është një qytetar i thjeshtë por ka qenë kryetar i Shqipërisë në një kohë kur kosovarët kanë mundur të zgjedhin ose Titon ose Enverin.

Iniciativën për ndërtimin e një shtatoreje të Enver Hoxhës në Kosovë e ka dhënë dje edhe Erald Salca, sipas të cilit  shtatorja e Enver Hoxhës do të ndërtohet në një lokacion mes Ferizajt dhe Prishtinës, ndërsa zbulimi i saj do të bëhet me 18 tetor në ditëlindjen e dikatorit. Salca kishte thënë se për këtë ka marrë mbështetjen edhe të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Vet Sfarqa më vonë kishte demantuar këtë pohim duke thënë se se këto deklarime janë gënjeshtra dhe se Ferizaj nuk do të lejoj ndërtimin e një shtatore të tillë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img