25,04,2024

Zyrtarë të sepciales, drejtësinë e luftës çlirimtare në Kosovë e vërtetojë GJND, çfarë doni më tepër në Kosovë

Must Read

Vala e intervistimeve, me mundësinë e arrestimeve për komandantët dhe pjestarët e luftës së fundit në Kosovë, po dëshmon se atje ku nuk kan arritur qeveritarët serb ti terrorizojn shqiptarët, këtë e bënë dhe po e bëjnë ndërkombëtarët në fillim me gjykatën e unmikut dhe Euleksit dhe së fundi me gjykatën e specializuar.
Ska dyshim se drejtësia ndërkombëtare po vepron si padrejtësi dhe terror antishqiptarë.
Padrejtësia juridike ndërkomtare është dëshmuar dhe po dëshmohet si një vegël qorre në duart e terrorit shovenist serbë, qoftë nga Salustra e Dick Marti, e qoftë me procesin e fabrikuar të vëllezërve Kiqinaj dhe shumë proceseve tjera të montuara të cilat dijnë ti prodhojnë vetëm kuzhinat e Beogradit për shqiptarët dhe luftëtarët e Kosovës.
Një gjë po duket qartë se do të intervistohen e edhe arrestohen bartësit e luftës, por më shumë se kaq skan se çka tju bëjnë.
Ato që me guxim, heroizëm, dhe pa u trembur kanë hyrë në një luftë titanike dhe tepër të pabarabart për çlirimin e vendit të tyre edhe kësaj fushate antishqipëtare do ti rezistojnë. Por një gjë urojm që të mos ndodh te shqiptarët, që krahas kremtimeve në Serbi, të mos festojn edhe shqiptarët për ndëshkimin e shqipëtarëve atëdhetarë, sepse atëher vëhet në dyshim identiteti I tyre.
Kështu siç ka filluar torturimi I çlirimtarve, presim nga gjykata special pa kredo juridike dhe moral politik që edhe gomerët dhe kuajt ti ftoj për hulumtim krimesh sepse në një farë mënyre edhe ato kanë bërë krim sepse I kanë shërbyer në luftës duke e furnizuar me armë.
Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img