ZYRTARE: Mavraj largohet nga Hamburgu

Must Read

Mbrojtësi i Kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit Hamburgut duke prishur kontratën pas një viti e gjysëm.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Mavraj në faqen zyrtare në “Instagram”.
“Një kontratë prishet, asnjëherë një lidhje emocionale. Më pëlqeu shumë që isha këtu dhe kam ndihmuar me shumë pasion. Nuk duhet të kërkosh kurrë të të falënderojnë apo të të respektojnë për këtë. Ajo që do të thotë krenari, ne e përjetuam në majin e viti2017, përjetuam krenarinë e vërtetë”, shkruan shqiptari.
Më pas erdhi konfirmimi dhe nga ana e klubit gjerman.
“Ne e falënderojmë Mërgimin dhe i urojmë atij më të mirat për të ardhmen e tij sportive”, ishin fjalët e drejtorit sportiv, Ralf Beker.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img