15,05,2025

ZYRTARE: La Liga vendos për ndeshjen Celta Vigo – Real Madrid

Must Read

Të premten, ndeshja në mes të Deportivo La Coruna dhe Real Betis u anulua për shkak të erërave të forta në të gjithë rajonin veriperëndimor të Spanjës.

Stuhia ka dëmtuar edhe stadiumin e Celtas, Balaídos, duke ndikuar në zonën e rezervuar për mysafirë dhe duke çuar në inspektimet nga këshilli lokal të qytetit të shtunën në mëngjes dhe kryetari i komunës së Vigos, i cili ka thënë se ‘loja duhet të shtyhet’.

La Liga ka konfirmuar shtyrjen në natën e shtunë dhe tha se data e saktë për këtë ndeshje ende nuk është vendosur.

“Pas një raporti nga qyteti i Vigos, organizata beson se stadiumi Balaídos nuk është i sigurt për spektatorët dhe lojtarët që të marrin pjesë të dielën, 5 shkurt,” thuhet në deklaratën e lëshuar në faqen e saj, transmeton Telegrafi, përcjell lajmi.net.

“Prandaj, duke marrë këtë informacion, La Liga dhe Real Club Celta kanë transferuar këtë raport në FA spanjolle (RFEF). La Liga do të propozojë datat e mundshme për klubet dhe transmetuesit, dhe presidenti i RFEF do të vendosë për këtë çështje”, përfundon deklarata e lëshuar nga federata.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img