29,04,2024

ZYRTARE: Kaçe refuzon Shqipërinë

Must Read

Ergys Kaçe nuk do të transferohet në Superligën e Shqipërisë.

Prej disa ditësh po flitet me të madhe për transferimin e Ergys Kaçes te Skënderbeu. Duket një lëvizje e bujshme, por menaxheri i lojtarit, Drini Caushi, ka përgënjeshtruar çdo gjë, duke e quajtur një mashtrim këtë gjë.

“Kaçe te Skënderbeu? Mashtrim, nuk ka asnjë gjë të vërtetë te ky lajm. As që kemi biseduar me Skënderbeun, nuk e dimë nga dalin këto lajme. Kaçe po stërvitet me Paokun dhe klubi e ka në planet e së ardhmes’, ka deklaruar Caushi  për Sport Ekspres.

“Kemi marrë vetëm një ofertë zyrtare, nga Kukësi, në zyrën e presidentit Safet Gjici, por e kemi refuzuar me mirësjellje, sepse Kaçe nuk vjen në Shqipëri”, ka përfunduar ai.

Kaçe ishte i huazuar te ekipi palok, Viktoria Plzen, por aventura te ky klub kishte përfunduar më herët sesa është pritur.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img