Shqipëria U17 do të marrë pjesë në kualifikueset e “EURO U17”, teksa kuqezinjtë janë në grup me Italinë, Maqedoninë dhe Serbinë.
Ndeshjet kualifikuese luhen në Itali në periudhën 26-31 tetor, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç grumbullohet nesër në “Tropikal Resort” në Durrës.
Në listën e publikuar bie në sy edhe Sergio Kalaj, i cili ka veshur edhe fanellën e Italisë, dhe së fundmi u bë pjesë e Romës.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Ilia Sinani (Novara), Arlis Shala (Teuta), Livio Malaj (Internacional)
Mbrojtës: Masimiliano Doda (Sampdoria), Enes Isufi (Vllaznia), Rezart Rama (Olimpiakos), Elmir Lekaj (Vllaznia), Marash Kumbulla (Verona)
Mesfushorë: Roy Syla (Barnet), Aldrit Oshafi (Tomori), Dorian Zhuri (Tuluzë), Erald Lakti (Fiorentina), Marlon Marishta (Ireland), Jorgo Pëllumbi (Skënderbeu), Erdis Kraja (Atalanta), Dean Liço (Skënderbeu), Sergio Kalaj (Roma), Mario Qerimi (Olimpiakos), Albion Marku (Shkëndija e Tiranës)
Sulmues: Ersi Mehmeti (Parma), Emiliano Bullari (Olimpiakos), Enis Daja (Akademia e Futbollit), Franz Pjetri (Udinese), Zenel Gavazaj (Liria
Kalendari i ndeshjeve:
E mërkurë, më 26 tetor
Serbi – Maqedoni (Stadiumi “Bruno Buçi”, ora 11.00)
Shqipëri – Itali (Stadiumi “Bruno Benelli”, ora 15.00)
E premte, më 28 tetor
Serbi – Shqipëri (Stadiumi “Bruno Buçi”, ora 11.00)
Itali – Maqedoni (Stadiumi “Bruno Benelli”, ora 14.45)
E hënë, më 31 tetor
Itali – Serbi (Stadiumi “Bruno Benelli”, ora 15.00)
Maqedoni – Shqipëri (Stadiumi “Tullo Morgagni”, ora 15.00)
.