13,10,2024

Zyra e kryeministri nuk di t’i kryej punët si duhet, ja shkeljet që i gjen Auditori i Përgjithshëm (Dokument)

Must Read

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur shkelje dhe mangësi në procedurat e prokurimit të Zyrës së Kryeministrit

Në këtë raport thuhet se Zyra e Kryeministri, ka bërë keqklasifikimin e buxhetit nga i cili rezulton në prezantim jo i drejtë i të dhënave dhe keqpërdorimin e parasë publike, raporton Indeksonline.

“Ne testuam 15 procedura të prokurimit si dhe 109 pagesa në vlerë totale 1,256,922€, nga të cilat rezultuan mangësitë e mëposhtme”, thuhet në raportin e Auditorit.

Zyra e Kryeministrit i ka prezantuar disa projekte të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që ishin buxhetuar nga Ministria e Financave (MF) dhe paguar nga investimet kapitale, përderisa këto lloje furnizimesh kategorizohen si mallra dhe shërbime.

Nga kjo del se janë mbivlerësuar investimet kapitale dhe të nënvlerësuar mallrat dhe shërbimet si dhe subvencionet.

“E gjetura: Furnizimet e ndryshme për projektet në AUV ishin buxhetuar nga MF dhe paguar nga investimet kapitale, përderisa rregullat e thesarit këto lloje furnizimesh i kategorizojnë si mallra dhe shërbime. Vlera e këtyre furnizimeve gjatë vitit 2015 ishte 1,763,717€, kjo kishte ndikuar të mbivlerësoheshin investimet kapitale dhe të nënvlerësoheshin mallrat dhe shërbimet si dhe subvencionet. AUV që nga viti 2007 kishte bërë përpjekje që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave (MF) të korrigjojnë kategorinë buxhetore, por nuk ishte arritur të adresohej nga MF. Kjo çështje ishte shpalosur në detaje në PVF-të.

Sipas Auditorit, ajo që është brengosëse është keqklasifikimi i buxhetit i cili rezulton në prezentim jo të drejtë të të dhënave që pastaj rezultuan në shumë mangësi.

“Qëllimi i kornizës ligjore dhe rregullave financiare në lidhje me prokurimin kanë për qëllim të sigurojnë se mjetet publike janë përdorur në mënyrë transparente dhe efikase për të arritur vlerën për para”, thuhet aty.

Korniza ligjore përcakton qartë të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve të përfshira në menaxhimin e prokurimit. Ne testuam 15 procedura të prokurimit si dhe 109 pagesa në vlerë totale 1,256,922€, nga të cilat rezultuan mangësitë e mëposhtme”, thuhet aty.

Po ashtu në raport përmend dobësi sistematike në pagesat përmes prokurimit – shumë fatura me vlera të mëdha të parave janë përgatitur pas pranimit të furnizimeve te mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu shumë pagesa janë lëshuar pagesa pa u protukuluar.

“Korniza ligjore përcakton qartë të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve të përfshira në menaxhimin e prokurimit. Ne testuam 15 procedura të prokurimit si dhe 109 pagesa në vlerë totale 1,256,922€, nga të cilat rezultuan mangësitë e mëposhtme”, thuhet aty.

auto_ap21467057033

auto_ap11467057034

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img