26,12,2024

Zvogëlohet numri i lëmoshë kërkuesve në Ferizaj

Must Read

Në të gjithë territorin e Kosovës për çdo muaj regjistrohen mbi 100 persona të moshave të ndryshme që kërkojnë lëmoshë. Ndërsa vetëm në komunën e Ferizajt, nga janari i këtij viti e deri më tani janë trajtuar 22 persona që janë kapur duke kërkuar lëmoshë rrugëve të këtij qyteti.

Kështu u tha sot në një debat të organizuar në Ferizaj, në kuadër të fushatës vetëdijesuese që po organizon organizata joqeveritare ‘’Veprimi për Ligjin dhe Demokracinë’’.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, Shyqeri Mehmeti, tha se krahasuar me vitet e kaluara, numri i lëmoshë kërkuesve këtë vit ka shënuar rënie. Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një strehimore transitore.

 “ I kemi pasur 52 raste në vitin 2015, i kemi identifikuar prej tyre 26 fëmijë, të rriturit kanë deportuar mirëpo fëmijët  nuk kemi pasur ku t’i dërgojmë, nuk kemi strehimore. Unë edhe në nivel qendror kam propozuar që të ndërtohet një strehimore transitore, unë kam propozuar që në Kukës të ndërtohet dhe të gjithë ata që zihen duke këkuar lëmoshë të dërgohen në atë qendër, pasi që çdo herë ka qenë problem kur i kemi dërgua në policinë kufitare as ata nuk kanë ditur ku t’i dërgojnë kështu që kanë pësuar fëmijët”, tha Mehmeti.

Ndërsa psikologja Sinavere Koxha, tha se duhet të hartohet një plan konkret për trajtimin e këtyre personave e jo të zhvillohen debate boshe.

“Ne e dimë situatën ku jemi. Renditemi me 60% varfëri ekstreme, është një situatë shumë problematike, prandaj nëse keni një plan konkret, një plan që do të kishte një përkrahje serioze nga Qeveria apo ambasadat e ndryshme, donatorëve etj, ndoshta do të përmirësohej gjendja. Ne e dimë që aty ka dhe grupe të ndryshme kriminale, ata fëmijë janë të rrezikuar edhe për trafikim. Mua më vjen mirë për këtë iniciativë, mirëpo duhet të kemi veprime konkrete pasi që me debate jemi lodhur”, tha Koxha.

Në këtë takim si dukuri mjaft shqetësuese u përmend edhe veprimtaria e organizatave ilegale derë më derë. Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi se deri më tani ka identifikuar 3 organizata të tilla të cilat i ka dërguar në gjykatë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img