06,05,2024

Zvicra në hall për punëtorë, shpall mijëra vende pune

Must Read

Zvicrës po i mungojnë një numër i madh i zanatlinjve, të cilët momentalisht janë klasa e punëtorëve më të kërkuar në tregun zviceran të punës.

Sipas informacioneve zyrtare të të dhënave të Zvicrës momentalisht mungojnë 42,788 zanatlinj, ndërsa ndërmarrjet kanë shpallur 198.097 vende të lira pune, thonë të dhënat të publikuara nga “jobCHanel AG”.

Një kompani elektroteknike në Vintetur kishte pasur vështirësi të shumta për të gjetur elektroinstalues dhe teknikë servisimi.

“Tregu po rrënohet për këtë lloj pune”, ka thënë drejtori i kësaj kompanie Shtefan Danev.

Ai gjithashtu kishte theksuar se është rëndë që të gjenden fuqi punëtore të cilat do të kishin plotësuar vendet vakante të punës për një periudhë të gjatë.

Tashmë disa vjet vendet më të kërkuara janë pjesa e zanateve.

Për momentin kërkohen rreth 4000 elektrinstalues, 2260 instalues, 2143 montues të dritareve, rreth 1500 muratorë dhe molerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img