21,12,2024

Zv. ministri i Brendshëm reagon ndaj arrestimit të Thaçit

Must Read

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka reaguar ndaj arrestimit të drejtorit të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçit.

Ai në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, iu ka drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Mustafa i ka kritikuar ata për mos reagim ndaj kësaj situate.

Sipas tij, Thaqi po akuzohet nga institucionet serbe  terrorizëm, akuzë kjo me të cilën Serbia ka akuzuar e do të vazhdoj t’i akuzoj të gjithë shqiptarët.

“Sot po zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Besoj që të gjithë ju keni qenë të informuar nga portalet për arrestimin e Majorit Thaqi. Por, më befason heshtja e Juaj? Me përjashtim të një deputeti, askush tjetër nga ju nuk e pa të arsyeshme ta thotë së paku një fjalë për këtë arrestim. Keq, shumë keq”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij të gjitha institucionet relevante në vend janë duke e bërë punën e tyre karshi këtij rasti, por deputetët prapë vlerësojnë se duhet heshtur.

“Institucionet tjera po bëjnë punën e tyre lidhur me këtë rast, por ju po heshtni. Folni more e mos u ndjeni komod, sepse me akuza të tilla jeni akuzuar e mund të akuzoheni nga Serbia në të ardhmen edhe ju “, ka shkruar Mustafa në facebook.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj arrestimit të Nënkolonel Nehat Thaqit

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës!

Mbrëmë nga policia e Serbise është arrestuar Nënkolonel Nehat Thaqi – Drejtor i Policisë në Mitrovicē. Ai po akuzohet për terrorizēm , akuzē kjo me të cilēn Serbia ka akuzuar e do të vazhdoj ti akuzoj të gjithë shqiptarët.

Sot po zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovēs. Besoj që të gjithë Ju keni qenë të informuar nga portalet për arrestimin e Nënkolonel Thaqi. Por, më bafason heshtja e Juaj ! Me përjashtim të një deputeti, askush tjetër nga Ju nuk e pa të arsyeshme ta thotë së paku një fjalë për këtë arrrestim. Keq, shumë keq.

Institucionet tjera po bëjnë punēn e tyre lidhur me këtë rast, por Ju po heshtni. Folni more e mos u ndini komod, sepse me akuza të tilla jeni akuzuar e mund të akuzoheni nga Serbia në të ardhmen edhe Ju !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img