24,04,2024

Zonja Osmani Parlamenti nuk është kanagjegj ku bëhen lojëra grash, por është organi më i lartë ku bëhen ligjet e Kosovës

Must Read

Remzi Hasani

Në vitet 90-të të shekullit të kaluar, ku Sali Berisha duke shfrytëzuar protestat e ugurzinjëve në shqipëri erdhi në pushtet, ai pasi dogji, vodhi, shkatrroi dhe shkërmoqi cdo gjë mbi dhe në shqipëri. Veprimin e parë që bëri nga pozitat e pushtetit ishte zhvarrimi I më të lavdishmëve nga monumenti nësë Shqipëri. Se a kishte qenë ai veprim I drejtë dhe I ligjshëm e dëshmoi më së miri viti 1997 kur shqipëria e mbytur në “demokracinë e Berishës” katërciprish kishte marrë zjarr dhe në atë situatë Berisha nuk po gjente dot birucë për ta futur kokën nga zemrimi masiv I qytetarëve.

Askush nuk do të besonte se afërsisht një cerek shekulli më vonë, një sorrë e “demokracisë” në Kosovë e quajtur V.Osmani, me të shkelur në zyrën më të lartë të parlamentit të Kosovës, do ta hiqte foton e presidentit e cila as me dëshirë të admiruesve dhe as për inatë të kundërshtarëve nuk qëndron e varur nëpër institucione, por për shkak të kushtetutës dhe detyrimit ligjorë. A e dinë Znj.Osmani se fotoja e atij që e vari në vend të presidentit aktual është e njeriut që për hir të së vërtetës posedon edhe merita të padiskutueshme por edhe gabime të pafalshme.

Meritë e z.Rugova është shkëputja nga ana e tij e bashkëpunimit në mesë shkrimtarëve të Kosovës me shkrimtarët e Serbisë në mbarim të vitit 1989, por po ashtu ka edhe gabime teper të pafalshme sepse z.Rugova tani I varur në zyrën e kryeparlamentares në vazhdimësi ka trumbetu pavarësinë dhe pushtetin nën pushtim. Në kohën kur u vranë nga barbarët serbë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu presidenti I atëhershëm nën pushtim në konferencën për shtyp patë deklaruar: se ato janë grupe të frustruara të serbisë. Kurse kur u terorizuan Jasharajt dhe po I mblidhnin të vdekurit e tyre për tu dhënë lavdinë e fundit fryma politike e znj.Osmani në at botë I mblidhte votat e fitores për të konsoliduar pushtetin nën pushtim.

Znj.Osmani, z.Thaqi është president I Kosovës falë mbështetjes që e mori nga partia e juaj LDK-ja dhe gjithashtu Isa Mustafa ishte kryeministër I Kosovës falë mbështetjes që mori nga PDK-ja.

E themi me sinqeritet se për heqjen e fotografisë së z.Thaqi nuk na zenë meraku sepse për kundër meritave të padiskutueshme në historinë më të re të Kosovës siq janë kontributi epokal në luftë dhe pas saj mandej ndalja e trenit me ikonografi Ruso-serbe për tu future në Kosovë sikur se edhe depërtimi I njësiteve special të policisë së Kosovës në veri të vendit ai pa dyshim posedon edhe një përgjegjësi të rëndë sepse shumë bashkëluftëtarë të tij I lanë në varfëri ekstreme dhe kërkim lëmoshë dhe gjithashtu nuk tregoi as vullnetin më të vogël për të mbështetur dhe fuqizuar radion “Kosova e lirë” I vetmi burim informativë nga fronti I luftës dhe tv Dielli ndër të vetmit televizione që frymon tërsisht shqip.

Megjithatë znj.Osmani përkundër këtij skandali do të ju admiroja juve në qoftë se do të arrini së paku një herë në mandatin tuaj që listën serbe ta ndaloni në seancë parlamentare njëher të mos e thrrasë Kosovën me emrin anti-kushtetues e mandej edhe me tendencë pushtimi “Kosovë e Metohi”. Por kët nuk e bën dot znj.Osmani sepse për Feudën fisnore të quajtur LDK armiku dhe tradhëtari për shqipëtarët janë LNC në shqipëri epoka e socializmit dhe lufta e fundit në Kosovë e jo Serbia dhe klyshët e saj përndryshe si do të shpjegohet fakti kur lufta për clirim kishte marrë zjarr gjithë andej nëpër Kosovë, LDK-ja juaj nuk do të ndalonte duke formuar G-15 për negociata me serbinë atë që dikur me të drejtë akterët e luftës në vend të grupit negociues, e quanin gropa e Kosovës. Këtë po u a sjellim në kujtesë sepse bukur shumë po I bijeni daulles së negociatave të fshehta Thaqi-Vuqiq, dhe këto për opinionin përbëjnë një dyshim të paverifikuar por negociatat LDK-Millosheviq janë botërishtë të argumentuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img