29,04,2024

Zogaj: A ka dikush që i tregon Kadri Veselit që PDK ka qeverisur me vendin dhe e ka sjellë këtu

Must Read

Petrit-Zogaj-1-640x358

Ndaj deklarateve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili ka thënë se pashallarët nuk mund ta sundojnë këtë vend, ka reaguar drejtori i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se a ka dikush që i tregon Kadri Veselit që PDK tash e 8 vjet ka qeverisur me vendin, dhe e ka sjell deri në këtë gjendje.

Shënimi i plotë i Zogajt:

PDK është e gatshme të vazhdojë fuqishëm koalicionin, por bashkërisht duhet të mendojmë për reforma. Nuk munden pashallarët me sundua këtë vend, me u përfshi në korrupsion dhe mos me u ndëshkua. Forcimi i shtetit ligjor duhet të ndodhë dhe burokrati duhet të mësohet se është në shërbim të qytetarëve” ka thene Kadri Veseli.

Asnje presje nuk mundesh me ja hjeke kesaj deklarate. Por, a mundet dikush me i tregu z. Veseli qe partia e tij ka qeverise me kete vend qe 8 vite? A mundet dikush me i thene z. Veseli qe kryetaret e tanishem te komunave qe vijne nga PDK akuzohen per korrupsion dhe denohen? A mundet me i thene dikush qe ish ministrat e partise se tij akuzohen per korrupsion? A mundet me i thene dikush z. Veseli qe institucionet e pavarura jane te permbysura po nga partia e tij? A mundet dikush me e pyet z. Veselin qe mos rastesisht ka qene ne dijeni per keto me larte? A mundet z. Veseli me na thene qe nuk pajtohet me qeverisjen nga ish-kryetari i tij dhe shoku i tij i ngusht z. Thaci? Nese nuk ka ndonje problem me kete qeverisje, a mundet dikush me i thene qe keto gjera duhet thene ne kete forme dhe ne kete kohe. Dhe a e dine pse? Askush nuk i beson me. Dhe shume mire qe nuk i beson. Per cfare reforma e ka fjalen? Per cfare sherbimesh ndaj qytetareve e ka fjalen? Per cfare forcimi te shtetit dhe ligjit po mendon? Dhe per fund, a mundet me i thene dikush z. Veseli qe perpos ndonje klientelisti biznesi apo ndonje varsi te administrates, reformat dhe shtetin e forte qe po e kerkon Ti, askush tjeter nuk do ta deshironte qe te ndodhte.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img