03,05,2024

Zhytni këmbët në legen me ujë e çaj: Era e këmbëve hiqet menjëherë!

Must Read

Era e keqe e këmbëve nuk është diçka argëtuese për askënd, megjithatë me pak njohuri dhe dedikim, ju mund ta largoni këtë problem brenda pak kohe.

Siç thonë ekspertët, zhytja e këmbëve në çaj mund t’ju ndihmojë ta zhdukni problemin e këmbëve me aromë të keqe dhe këmbëve të djersitura, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kjo metodë njihet si një nga trajtimet më të njohura shtëpiake.

Koha se sa duhet t’i mbani këmbët e zhytura në çaj varet nga sa të djersitura dhe sa aromë të keqe mbajnë. Çdo zhytje duhet të zgjatë të paktën një orë për të qenë efektive, ndërsa preferohet t’i zhytni në çaj të gjelbër.

Produktet që ju nevojiten për t’i trajtuar këmbët me çaj:

– Pesë qese çaj të zi

– Katër gota ujë të nxehtë

– Një legen

Katër gota ujë të nxehtë i derdhni në legen, pastaj ia shtoni pesë qeset e çajit të zi.

E lejoni çajin të qëndrojë në ujë për 10 minuta, pastaj i vendosni këmbët.

Këtë proces e përsëritni një herë në ditë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img