21,05,2025

Zhvendoset “Pastërtia” në periferi – fillon ndërtimi i objektit të ri

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu sot ka vizituar lokacionin e ri të ndërmarrjes publike “Pastërtia” ku kanë filluar punimet për ngritjen e objekteve për këtë komoani.

“Të vendosur t’i forcojmë shërbimet tona për qytetarët, pas procedurave që po udhëheqim për pajisje e makineri moderne për mirëmbajtjen e qytetit, gozhdat e para janë vënë edhe në ndërtimin e kompleksit të ri të ndërtesave të ndërmarrjes “Pastërtia” që integron autoparkun, garazhet, kthinat e servisimit, depo e ambiente moderne me kushte qindfish më të mira sesa në hapësirën aktuale” ka thënë Aliu.

“Sot, pashë punimet që po ndodhin aty, për t’ia sjellë së shpejti, punonjësve të mirëmbajtjes, administratës së kompanisë së mbeturinave “Pastërtia” strehën më dinjitoze të punës e ferizajasve shërbimin më cilësor” ka thënë kryetari Agim Aliu pas vizitës që i bëri vendpunishtes ku ka filluar ndërtimi i objekteve për këtë kompani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Digjet kamioni në dalje të autostradës, bllokohet dalja në drejtim të Fushë-Kosovës

Një kamion i cili është djegur gjatë orëve të hershme të ditës së sotme ka bllokuat daljen nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img