Hendbollistët e Zhegrës në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Superligës së Kosovës ishin sfidë e vërtet për hendbollistët e Kastriotit.
Edhe pse hendbollistët ferizajas fituan këtë ndeshje me rezultat 38:34 u vërejt një plogështi gjatë lojës që për pak ka mundë tu kushtoiedhe me humbje.
Pjesa e parë e kësja ndeshje u mbyllme rezultt të barabartë 21:21.
Edhe humbjet janë pjesë e lojës por analistët këtë e presin të ndodhë kur forcat nuk janë të barabarta në fushë apo në raste të rralla në ndonjë befasi, por kjo e fundit rrallë herë ndodh në hendboll.
Se çka po ndodh me Kastiotin dy ndeshjet e fundit duket menaxhmenti i Kastriotit të reflektojë para se ky ekip të udhëtoi në Sllovaki në ndeshjet ndërkombëtare.
Edhe kryetari i klubit Kastrioti, Gëzim Kokollari, i kontaktuar nga FerizajPress, nuk ishte i kënaqur me lojën e treguar në dy ndeshjet e fundit e sidomos në këtë kundër KH Zhegra.
E filluan shumë mirë dhe vetëm pesimistët mund të dyshonin në suksesin e këtij klubi por se çka po ndodh tani mbetet që menaxhmenti dhe stafi teknik të angazhohen më shumë dhe të mos lënë që krenaria e ferizajasve të mos kthehet në turp.