26,11,2025

Zhduket një qytetar i Ferizajt, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Must Read

Avdyl Kqiku, qytetar nga Sojeva e Komunës së Ferizajit, që nga mbrëmja e së premtes është zhdukur dhe askush nuk ka informacione se ku i njëjti është duke qëndruar.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social ‘Facebook’, të cilët kërkojnë ndihmë nga qytetarët se kushdo që ka dijeni për të apo edhe e sheh të i lajmrojnë.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se personi në fjalë ka qenë duke vozitur veturën e tipit ‘Range Rover’, siç shihet në foto.

Indeksonline mëson se Avdyli ka punuar me tregti, duke eksportuar vetura nga Evropa, konkretisht Zvicra për në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka thënë se rasti është raportuar në Polici. Sipas tij, policia është duke i kryer hetimet lidhur me rastin në fjalë.

Për më shumë shikoni foton

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img