Zhduken dy fëmijë në Ferizaj

Policia e Ferizajt njofton se dy fëmijë janë zhdukur në Ferizaj.

Nëna e tyre ka raportuar se më 2 qershor, fëmijët dolën nga shtëpia dhe nuk dihet më vendndodhja e tyre.

Rasti ka ndodh në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”.

Raporti i plotë i Policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj  kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti vazhdon të hetohet.