05,05,2024

Zhbllokohet nënkalimi kryesor i qytetit

Must Read

Pasditen e sotme, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me ekipin e task-forcës për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e djeshme të shiut dhe breshrit pa nga afër angazhimin e punëtorëve të ndërmarrjeve publike për zhbllokimin e nënkalimit kryesor dhe disa rrugëve të tjera në territorin e Ferizajt.

Në këtë aksion u përdor makineri e rëndë për të hequr sasinë e madhe të ujit, breshrit dhe mbeturinave tjera të grumbulluara si pasojë e stuhisë.

Ky nënkalim nga pasditja e djeshme ka qenë jofunksional dhe me qëllim evitimin e pengesave dhe mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve u ndërmor edhe ky aksion. Aksion i ngjashëm për pastrimin e rrugës u realizua edhe në rrugën “Lepenci” ku u intervenua me makineri të rëndë për hapjen, gjegjësisht pastrimin e rrugës.

Ekipet emergjente vazhdimisht janë në terren për evitimin e pengesave të ndryshme dhe ofrimin e ndihmës për banorët e zonave të përmbytura. Situata është stabile dhe po punohet vazhdimisht në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar stuhia e djeshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img