18,05,2024

Zhbllokohen nga bora fshatrat Borja dhe Shishtavec të Kukësit, falënderime për Zharkun dhe Minxhozin (Foto)

Must Read

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozin kanë dal në vend ngjarje për t’i vizituar banorët, shkruan lajmi.net.

Bora që është larguar ka zhbllokuar një pjesë të banorëve të zonave malore të Kukësit.

Në fotografi shihen eksavatorët duke larguar borën, që ishte në trashësi afër 1 metër.

Pas këtij aksioni të Ministrisë së Infrastrukturës ka reaguar deputeti i Kuvendit të Shqipërisë duke i falënderuar ministrin Zharku dhe ambasadorin Minxhozi.

Ky është reagimi i deputetit Dokle në profilin e tij në facebook:

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE PA KUFI…
Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij!

Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se zhbllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhereshme, angazhuan njerëzit, shkuan edhe vetë dhe sotShishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tirane e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë.
Punë e mrekullueshme!

Ndjehesh vërtetë shumë mirë, kur shikon veprime të tilla, sa të përgjegjeshme po aq edhe njerëzore, sa të thjeshta në dukje po aq edhe të madhërishme në vlerat që bartin e mesazhin që trasmetojnë.
Mirenjohje Lutfi, mirenjohje Qemal!”

15991492_10210225606172066_1981569242_o 15991443_10210225606012062_792780363_o 16106792_10210225605972061_1246577771_o 15991930_10210225606052063_1797501563_o 16106830_10210225606132065_1095480732_o 15967491_10210225605852058_2113455979_o

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img