11,09,2025

Zgjidhet kryeministri i ri i Islandës

Must Read

image_1460013833-3036443

Afera e “Panama Papers” e ka detyruar koalicionin qeveritar islandez ta emëroj kryeministrin e ri dhe u premtua se zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen para fundit të këtij viti.

Presidenti islandez dekretoi Sigurdur Ingi Johannsson, i propozuari i koalicionit qeveritar, si kryeministër të ri të vendit, ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme janë paralajmëruar për vjeshtën e këtij viti.

53-vjeçari Johannsson aktualisht mban postin e ministrit të Bujqësisë dhe Peshkimit si dhe është numri 2 në Partinë Progresive, duke qenë një i besuar i kryeministrit të dorëhequr Gunnlaugsson.

Sigmundur  Davíð Gunnlaugsson- u bë viktima e parë e madhe e Panama Papers – u largua  pas protestave gjithë popullore pasi u zbulua se gruaja e tij zotëronte një kompani “offshore” në Panama, raporton The Guardian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img