05,05,2024

Zgjidhet deputet një i dënuar në Hagë për krime kundër shqiptarëve

Must Read

Bëhet fjalë për Johan Tarculovski, i vetmi maqedonas i dënuar nga Gjykata e Hagës për luftën e 2001.

Ai u zgjodh deputet në njësinë numër dy zgjedhore të Maqedonisë, që përfshin veri-lindjen e vendit, gjithashtu edhe një pjesë të kryeqytetit Shkup.

“Ai është heroi ynë dhe ne jemi krenarë që e kemi në radhët tona. Kush më mirë se ai do të mbrojë interesat e maqedonasve në Parlamentin tonë”, citohet nga agjencia BIRN një drejtues i lartë i VMRO-DPMNE, transmeton Tch.

Tarculovsky, ish-pjesëtar i policisë maqedonase, u dënua me 12 vite burgim nga Haga për krime kundër civilëve shqiptarë në fshatin Ljuboten, pranë Shkupit. Ai u lirua në vitin 2013 pas 8 vitesh në qeli. Vetë Tarculovski nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas zgjedhjes si deputet në parlamentin me 120 vende.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img