26,11,2025

Zgjedhet struktura e re drejtuese e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj

Must Read

Qeverisja lokale ka vëmendje të shtuar edhe në fushën e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve. Edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu në platformën e tij qeverisëse ka pjesë të veçantë programore, kujdesin institucional për familjen, rrjedhimisht fëmijët.

Në prag të 20 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, në Ferizaj janë zgjedhur përfaqësuesit e rinj të Asamblesë së Fëmijëve, strukturë kjo përfaqësuese e fëmijëve në nivel lokal. Kryetare e Asamblesë së Fëmijëve u zgjodh nxënësja e Shkollës Fillore “Jeronim De Rada”, Azra Maksuti.

Një iniciativë e tillë e realizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Save the Children, përkatësisht OJQ Syri i Vizionit, integrohet në kuadër të fushës së qeverisjes për të drejtat e fëmijëve ku pjesëmarrës ishin dhjetëra nxënës të shkollave fillore dhe mesme të ulëta të Ferizajt.

Doruntina Asllani nga Drejtoria e Arsimit, Gresa Haxhimusa nga Save the Children, zyra në Kosovë dhe Teuta Uka nga OJQ “Syri i Vizionit” ishin nikoqiret e këtij takimi konstituiv me ç’rast edhe monitoruan procesin e zgjedhjeve për këtë strukturë.

Muajve të fundit, qeverisja lokale i ka propozuar Kuvendit të Komunës një varg dokumentesh, strategji e koncept dokumente me qëllim avancimin e rolit dhe të drejtave të fëmijëve në shoqëri, gjegjësisht angazhimin e institucionit të Komunës në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img