18,01,2026

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Must Read

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 05.10.2020, ka zgjedhur prorektorët e Universitetit.

Këshilli Drejtues, me shumicë votash, ka zgjedhur Prof. Dr. Bujar Pira, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu, Prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. As. Dr. Arben Tërstena, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi Këshillin Drejtues që votuan propozimet për prorektorë dhe tha se tanimë Universiteti është i kompletuar nga ana menaxheriale dhe premtoi se do të bashkëpunojnë në maksimum për të mirën e UShAF.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img