20,02,2024

Zëvendësministri Mustafa vizitoi Ministrinë e Administratës Publike dhe ARKEP

Must Read

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë për përmbushjen e aktiviteteve që dalin nga Plani i Veprimit të Strategjisë për Sigurinë Kibernetike,  zëvendësministri i MPB-së, njëherit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, z. Nehat Mustafa, vizitoi Ministrinë e Administratës Publike dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Gjatë takimit me ministrin e MAP-t, z. Mahir Jagxhillar, zëvendësministri Mustafa potencoi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e rritjes së sigurisë kibernetike në institucionet publike.

“Themelimi i  CERT-it qeveritar mbetet një nga objektivat kryesorë që duhet ta ketë MAP-i dhe ASHI, ndërsa ndihma dhe përkrahja e MPB-se dhe e imja si Koordinator Nacional në këtë drejtim do të jetë maksimale.”, theksoi zëvendësministri Mustafa.

Ndërsa ministri Jagxhillar dhe drejtori i ASHI, z. Kujtim Gashi premtuan përkushtim maksimal në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Strategjia për Siguri Kibernetike.

Ndërsa gjatë vizitës në ARKEP, zëvendësministri Mustafa u prit nga kryetari i bordit, z. Kreshnik Gashi. Gjatë këtij takimi u fol për përgjegjësitë që ka ARKEP në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe koordinimin sa më të mirë ndërinstitucional dhe të operatorëve të ndryshëm që operojnë në Republikën e Kosovës.

“Fakti që Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është organi i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga Ligji për Komunikime Elektronike dhe nga Ligji për Shërbime Postare, tregon më së miri për rëndësinë që ka ky institucion në fushën e sigurisë kibernetike dhe në përmbushjen e objektivave tona nacionale. Prandaj, funksionalizmi i CERT-it Nacional ( Ekipi Reagues për Emergjenca Kompjuterike), si menaxhues dhe koordinatore e CERT-ave, ndërinstitucional është një nga veprimet emergjente që duhet të ndërmarrim” theksoi zëvendësministri Mustafa.

Kryetari i Bordit të ARKEP, z. Gashi informoi Koordinatorin Nacional për punën që është duke bërë ky institucion dhe kapacitetet me të cilat disponon, duke kërkuar përkrahje më të madhe institucionale, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës teknike dhe ngritjes së kapaciteteve, me theks të veçantë rritjes së numrit të punësuarve, njohës të fushës së teknologjisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Diskutohet orari i barnatoreve për qytetin e Ferizajt

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img