28,11,2025

Zëvendësministri Mustafa priti në takim ambasadorin e Hondurasit shkëlqesinë e tij Roberto Ochoa

Must Read

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, priti në takim ambasadorin e Hondurasit shkëlqesinë e tij Roberto Ochoa, i cili është ambasadori i parë nga Amerika Qendrore që është akredituar në Kosovë. Në takim ambasadori shoqërohej nga ambasadorja e Kosovës në Panama, znj.Zana Rudi.

Me këtë rast zëvendësministri Mustafa e njoftoi ambasadorin për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku vlerësoi se gjendja e përgjithshme e sigurisë në vendin tonë është shumë e mirë.

“Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës janë jashtëzakonisht kredibile, në bazë të vlerësime të tre viteve të fundit, Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në Kosovë, që është dëshmi se ky institucion po punon në shërbim të qytetarëve”, theksoi zëvendësministri Mustafa.

15590614_1210019625753220_3344681430927917830_n

Ndërsa ambasadori i Hondurasit shkëlqesia e tij Roberto Ochoa, theksoi se shteti i Hondurasit dhe shteti i Kosovës kanë shumë ngjashmëri për të kaluarën dhe të tashmen. Ai përgëzoi institucionet e Kosovës për progresin që kanë arritur në ngritjen e nivelit të sigurisë.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në të ardhëm të ketë bashkëpunim konkret mes Policisë së Republikës së Kosovës dhe Policisë së Hondurasit, në projekte konkrete në shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img