28,08,2025

Zëvendësministri i MPB-së: Kosova është bërë storie e suksesit për luftën kundër krimit tër organizuar

Must Read

Zëvendësministri i MPB-së, z. Nehat Mustafa po merr pjesë në Konferencën
rajonale “Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” , të organizuar nga Qendra Marshall, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, transmeton Gazeta Monitor.

Gjatë punimeve të konferencës, zv. Mustafa foli për përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar:

” Policia dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës janë treguar shumë të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar. Tanimë Kosova është bërë storie e suksesit për luftën kundër radikalizmit, terrorizmit, tregtisë së narkotikëve dhe trafikimit me qenie njerëzore. Krimi i organizuar ndërkombëtar kërkon një bashkëpunim të të gjitha shteteve, prandaj Republika e Kosovës si gjithnjë inkurajon të gjitha vendet për një bashkëpunim profesional dhe të sinqertë, me theks të veçantë rritjen e bashkëpunimit të vendeve rajonale. Rrjeti ndërkombëtar i krimit të organizuar kërkon në të njëjtën kohë krijimin e një rrjeti tjetër që lufton rrjetin e krimit”, tha zv. Mustafa.

Në këtë konferencë e cila u hap nga ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, z. Donald Lu dhe znj. Susanne Schutz – ambasadorja e Gjermanisë po diskutohet për krimin e organizuar ndërkombëtar, duke përfshirë këtu lidhjet e terrorizmit me tregtinë me drogë dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe zyrtar nga MPB dhe Policia e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img