17,09,2025

Zëvendëskryeministri serb: Asnjëherë s’kemi qenë më afër marrëveshjes me Kosovën

Must Read

Kështu ka thënë sot zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiç, i cili megjithatë ka shtuar se askush nuk e di se cila është përmbajtja e marrëveshjes mes dy palëve, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi afër kësaj për shkak të përkushtimit të njerëzve kyç në Beograd dhe Prishtinë për zgjidhjen e këtij problem. Mirëpo për shkakun se askush nuk e di se cila është përmbajtja e kësaj marrëveshjeje, ne si duket jemi prap largë zgjidhjes përfundimtare.

Sipas Ljajiq, një marrëveshje mes palëve do të ishte zgjidhja më e mirë për zgjidhjen e konfliktit të kahmotshëm.

“Konflikti i ngrirë mund të na kushtojë shtrenjtë, serbët nuk do të marrin asgjë nga ajo. Megjithatë, periudha më e mirë që kjo çështje të zgjidhej ishte në vitet e 90-ta kur Serbia e kishte autoritetin në Kosovë. .

Ai tutje shtoi se Serbia do të marrë siç thotë ai “diçka” nga kjo marrëveshje me Kosovën, ani pse në fillim nuk mund të flitet për një gjë të tillë.

Në fund, Ljajiç tha se dinamizmi i procesit varet edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe fakti se sa ata janë të gatshëm që të kenë në tavolinë propozime të ndryshme nga palët./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img