16,01,2025

Zemaj : Gastronomia e qendrat tregtare me orar të ri pune

Must Read

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e  pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19, shkruan Express.

Zemaj ka treguar se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjithashtu edhe gastronomisë i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete”

“Qendrat tregtare do t’iu ndalohet veprimtaria nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Gastronomia: 21 deri në orën 5, përveç shërbimit të take away”, ka thënë Zemaj, raporton Express.

Ai gjithashtu ka treguar se institucionet publike dhe private do të duhet që të reduktojnë stafin. Në këtë kufizim të stafit nuk përfshihen institucionet e sigurisë dhe shëndetësia.

“Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror, në institucionet publike dhe private.  Shëndetësia dhe Siguria do të vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë Zemaj.

“Ligjëratat të zhvillohen vetëm online nëpër universitete”, ka shtuar tutje.

 Ai ka thënë se këto masa do të analizohen brenda 2 jave dhe do të rishikohen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img