11,11,2025

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 7.4

Must Read

Shërbimi Gjeologjik amerikan bëri të ditur se epiqendra ishte me një thellësi 10 km nëntokë. Askush nuk u lëndua nga tërmeti, ndërsa ekspertët nuk kanë paralajmëruar për tsunami.

Zelanda e Re shtrihet në Unazën famëkeqe të Zjarrit, vijës së tërmeteve të shpeshta dhe shpërthimeve vullkanike të Paqësorit.

Gazeta “Herald” raporton se lëkundja është ndierë pergjatë të gjithë rrugës për në Wellington, ku njerëzit largoheshin me shpejtësi nga banesat e tyre tashmë të dëmtuara. Ata rrëfejnë se lëkundja zgjati për një kohë të gjatë.

Në muajin shtator, një tjetër tërmet me magnitudë 7.1 goditi pjesën veriore të vendit, i cii u pasua nga një paralajmërim për tsunami. Edhe ky fenomen natyror shkaktoi dëme materiale, por fatmirësisht jo viktima.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img