19,05,2024

Zeka: Kosova e Shqipëria s’konkurrojnë mes vete, të pakuptimta barrierat ekonomike

Must Read

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEA), Arian Zeka, tha se e duhet të bëhet më shumë se përveç takimeve në rrafshin politik mes Kosovës e Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.Ai në tryezën “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse”, të organizuar nga OEA, tha se ide e tregut të përbashkët mes vendeve të Ballkanit do të ishte e mirëseardhur, ngase ai konsideron se Kosova e Shqipëria nuk konkurrojnë njëra-tjetrën.Duke shtuar se barrierat mes të dyja vendeve nuk kanë kuptim.“Kjo temë vazhdon të jetë më e diskutuara pavarësisht takimeve në rrafshin politik, në praktikë mbetet për tu bërë shumë”.“Ideja për të pasur një treg të përbashkët mes vendeve të Ballkanit do të ishte ide e mirë. Ne nuk i konkurrojmë njëra-tjetrës, Kosovës dhe Shqipërisë. Barrierat nuk kanë kuptim”.Sipas Ilir Ibrahimi, president i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, bizneset kosovare kanë brenga konkrete dhe ato duhet të merren parasysh nga Qeveria e Shqipërisë dhe të hiqen barrierat.Ibrahimi tha se taksa e përcaktuar nga Qeveria e Shqipërisë për “Rrugën e Kombit” është e papërballueshme për bizneset.“Në shoqërinë kosovare ekonomia nuk po zë vendin e duhur. Kemi parë biznese që kanë treguar barriera të vendosura nga qeveria e Shqipërisë. Bilanci Kosovë-Shqipëri ka shënuar rritje në të mirë të Shqipërisë. Heqja e barrierave nuk është bërë. Bizneset kosovare kanë brenga konkrete, ato duhet të merren parasysh nga Shqipëria që të kemi një treg të integruar”.“Nuk ka patriotizëm nëse dëmtohen bizneset. Taksa e rrugës, dëshirojmë ti vëmë në pah gjërat që pamundësojnë të bërit biznes. Taksa është e papërballueshme dhe ndoshta bizneset duhet të shohin alternativa. Është momenti i fundit që bizneset që subvencionojnë klasat”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img