24,10,2025

Zbulohet urimi i Edi Ramës për presidentin Donald Trump (Dokument)

Must Read
Edi Rama

Lajmi u publikua sot në disa media, ku letra në fjalë cilësohej si e para e mbërritur nga një anëtar i qeverisë shqiptare në adresë të administratës së re “Trump”.

Por JavaNews ka arritur të sigurojë faksimilet e dy letrave të urimit që i japin fund debatit nëse kryeministri Rama e ka uruar apo jo presidentin e ri të SHBA-ve.

Mesazhi mban datën 20 Janar 2017, ditën e betimit të Donald Trump dhe ceremonisë madhështore në Uashington.

“Është një rast i shkëlqyer për mua që në emër të Qeverisë shqiptare t’ju transmetoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë”, shkruan Edi Rama ndër të tjera në adresë të presidentit Trump.

Gjithashtu edhe ministri Ditmir Bushati, përmes një letre urimi, i është drejtuar Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.

Letra e ministrit të Jashtëm mban datën 2 shkurt. Kjo, pasi Sekretari amerikan i Shtetit u betua në fillim të këtij muaji pasi mori aprovimin e Senatit me 56 vota pro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img