19,12,2024

Zbulohet: Nuk do ta besoni për çfarë janë grindur Ronaldo dhe Benitez

Must Read

1437324778_extras_noticia_foton_7_1

Është zbuluar një e vërtetë rreth një kacafytje në mes të Cristiano Ronaldos dhe ish-trajnerit të Real Madrid, Rafael Benitez.

Sipas ‘El Pais’, Ronaldo thuhet se ka pasur një zënkë me Rafael Benitezin gjersa ky i fundit ishte trajner i Real Madrid.

Këta të dy nuk patën marrëdhënie aspak të mirë gjatë kohës kur Benitez ishte në krye të Realit, dhe mësohet se ata janë grindur shkaku i një USB-je, përcjell Gazeta Blic.

Thuhet se Benitez i ka dërguar Ronaldos një USB, e cila përmbante instruksione se si Ronaldo të mposhte kundërshtarët e tij në dyluftim.

Kjo thuhet se e ka acaruar tej mase Ronaldon, i cili thuhet se është kundërpërgjigjur duke thënë: “Thuani Benitezit se do t’i dërgoj atij një USB me të gjitha golat që unë kam shënuar, në mënyrë që ai t’i studiojë ato”.

Benitez u shkarkua nga posti i trajnerit të Real Madrid, për t’u zëvendësuar nga Zinedine Zidane.
/Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img