11,11,2024

Zbulohen ‘ushtarë’ të tjerë të Emiljano Shullazit, priten arrestime

Must Read
Emiljano Shullazi

ABC News ka mësuar se veç të arrestuarve, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Zela, Endri Qyqja dhe Blerim Shullazi, prokuroria po heton edhe një grup personash me banim në Tiranë dhe Durrës, që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet thonë se prej muajsh po kryen veprime hetimore me metoda speciale ndaj këtyre personave, disa prej të cilëve janë identifikuar duke kryer veprime konkrete për llogari të të dyshuarve të arrestuar. Apo edhe kanë vepruar e bashkëpunuar me të dyshuarit e arrestuar para prangosjes së tyre. Sipas akuzës, mësohet se me administrimin me cilësinë e provës materiale të dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, e cila pritet të bëhet mesditën e datës 27 Janar, prokuroria do të konkretizojw veprimet, duke mos përjashtuar edhe arrestimin e ndonjërit prej tyre.

Këto persona, dyshohet se kryejnë aktivitetin në Tiranë dhe Durrës dhe mbajnë kontakte të vazhdueshme edhe me të dyshuarit që ndodhen të arrestuar.

Nga ana tjetër, zyrtarisht prokuroria për krime të rënda që në fazën e hetimit paraprakë ka siguruar dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili ka pranuar të rrëfej kërcënimet dhe gjobat që ka paguar për llogari të bandës së drejtuar nga i dyshuari Emiljano Shullazi. Ai ka treguar hetuesve se prej vitesh ndodhej nën kërcënimin e të dyshuarve, të cilët për një afat të shkurtër kohorë në formën e gjobë si kanë marr reth 550 mijë euro cash.

Këto para, ka thënë Beqja, ishin të shitjes së një përqindje të caktuar të siperëfaqes së ish-hotel Vollgës në Durrës. Parat, sipas prokurorisë, në disa raste Beqja i ka lëshuar me çeqe për llogari të bandës me arsyetimin se nuk mund të kalonte para cash nga banka. Veç kësaj, Beqja ka rrëfyer edhe për rastet kur Shullazi i ka vendosur pistoletën në barkë, duke e kërcënuar që nëse nuk i paguante do të ekzekutohej.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

E kishte të ndaluar vozitjen, policia në Ferizaj e gjobit 22-vjeçarin edhe me 500 euro

Policia në Ferizaj ka ndaluar një 22-vjeçar i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrotjëse. Ndaj tij është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img