02,12,2023

Zbulohen dy raste të transportit ilegal të emigrantëve në Maqedoni

Must Read

migranti-budimpesta_1460283368-8711660

Policia dje ka zbuluar dy raste tentim për transport ilegal të emigrantëve, transmeton Portalb.

Në rastin e parë janë gjetur 12 pakistanezë. Pasi policia ka tentuar ta ndalë personin që ka bartur emigrantët i njëjti nuk është ndalur menjëherë por pas dy kilometrave ka ndalur automjetin dhe ka ikur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Gjevgjeli- Demir Kapi.

Në rastin e dytë policia ka zbuluar transport ilegal të 9 emigrantëve nga një vozitës nga Prilepi.

Policia ka kumtuar se ka hetuar dy vetura, një e tipit “Pezho206” me targa të Bullgarisë dhe tjetra “Seat Toledo” me targa të Kumanovës, vozitësi i së cilës ka dalë nga vetura dhe ka ikur. Në veturën e parë janë transportuar 4 emigrantë, ndërkaq në të dytën 5 emigrantë nga Iraku.

Pas dokumentimit të rastit emigrantët do të vendosen në qendrën për të huaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

10 fermerë përfitojnë fidaneve të arrave dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, paraditen e sotme, shpërndau fidanet e arrave dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë për 10...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img