27,11,2024

Zbardhet pak aktakuza e Elez Blakajt, nisin të dalin emrat e profiterëve, veç në Dukagjin gati 8 mijë mashtrues

Must Read

Skandali që goditi Kosovën me listat e fryra të veteranëve të rrejshëm tani ka filluar të merr formë, duke u hetuar ‘mashtruesit’. Dje është ngrit aktakuzë kundër 12 anëtareve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dje (e premte) ka ngritur aktakuzë kundër: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net ka siguruar aktakuzën e plotë, mbi 900 faqe, që Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK.

Aty thuhet se të akuzuarit Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’ua mundësojnë personave tjerë të përfitojnë kundërligjshëm, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës se Kosovës.

“Gjatë intervalit kohor nga data 28.10.2011 e deri 30.01.2017, të pandehurit e lartëcekur, si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit tё Kombit, Invalidit, Veteranit,

Pjesëtarit dhe tё Internuarit tё Luftës sё Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët punën e tyre e kishin kryer në hapësira te ndërtesës së Qeverisë se Republikës së Kosovës në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtarë, me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’ua mundësojnë personave tjerë të përfitojnë kundërligjshëm, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës se Kosovës, me veprim dhe mosveprim në atë mënyrë që;të pandehurit  Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha dhe Faik Fazliu”, thuhet në aktakuzën që posedon lajmi.net.

Sido qoftë, Prokuroria thotë se të lartpërmendurit kishin kërkuar të fillojnë procedurat për verifikimin dhe njohjen e statusit te veteranit dhe kategorive tjera të dala nga lufta e UÇK-së në shtatë ish – Zonat Operative te territorit te Republikës së Kosovës.
“Pas njoftimit te Opinionit Publik se Komisionit i lartë cekur ka filluar punën për njohjen dhe verifikimin  e statusit te veteranit dhe kategorive tjera të dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpalljes publike për të aplikuar secili që pretendonte se i takon ky status sipas kritereve te përcaktuara me ligj dhe pas përcaktimit të kritereve dhe metodologjisë se punës nga ana e Komisionit Verifikues Shtetëror, të njëjtit kishin kërkuar të fillojnë procedurat për verifikimin dhe njohjen e statusit te veteranit dhe kategorive tjera të dalura nga lufta e UÇK-së në shtatë (7) ish – Zonat Operative te territorit te Republikës së Kosovës, Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe Njësit Tjera Vartëse, mirëpo,përderisa verifikimi në teren po bëhej në kundërshtim me ligjin për veteranët e luftës së UÇK-së (Nr.04/L-261), vendimet e rregullat e përcaktuara nga vet Komisioni i lartë cekur, e për të cilat veprime, devijime dhe parregullsi Komisioni Verifikues Shtetëror ishte i njoftuar në vazhdimësi, qoftë nga raportimet e bëra nga Sekretaria e Komisionit Verifikues Shtetëror apo edhe nga vet raportimet, reagimet dhe mospajtimet e anëtareve te Komisionit gjatë mbledhjeve të Komisionit Verifikues Shtetëror, si përkriteret e ndryshme të cilat po përdoreshin për njohje dhe verifikim, pastaj për mos respektim të ligjit të lartë cekur nga ish Zonat Operative dhe Njësit Tjera Vartëse në teren.

E po ashtu edhe rritjen e numrit të veteraneve luftëtarë dhe kategorive tjera ta dalura nga lufta e UÇK-së deri në publikimin e listave fillestare, nuk kanë ndërmarrë masa dhe veprime konkrete për ndaljen e këtij fenomeni, por të njëjtit, edhe pse të vetëdijshëm për shkeljet, tejkalimet ligjore dhe dëmin që po i bëhej buxhetit te shtetit me rritjen enorme të numrit të veteranëve luftëtarë në veçanti, vazhdojnë me procesin e Njohjes dhe Verifikimit duke bërë shkelje serioze edhe gjatë procesit të ankesave, ku shqyrtimin  e ankesave vendosin që ta bëjnë personat e njëjtë të cilët kishin bërë verifikimin e aplikacioneve në fazën e parë, duke iu dhënë mundësinë kështu për manipulime,fyerje dhe rritje akoma me të madhe të numrit të veteraneve të luftës së UÇK-së”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndonëse të vetëdijshëm për fryrjen e listave të veteranëve, asnjëri nga të pandehurit nuk kanë nuk kanë ndërmarrë masa apo veprime konkrete për ndaljen e këtej fenomeni, por kanë aprovuar shifrave përfundimtare më një numër të përgjithshëm prej 46.230 veteran luftëtarë të UÇK-së,të vetëdijshëm se po legalizojnë kundërligjshëm një proces të verifikimit dhe njohjes se statusit te veteranit.

Andaj konsiderohet, çdoherë sipas aktakuzës, se kategorisë se veteranit luftëtarë të UÇK-së i janë shtuar 20.238 persona që marrin pension.

“E në të njëjtën kohë të pandehurit Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, si anëtarë të Komisioni Verifikues Shtetëror, edhe pse shumë mirë të informuar nga fillimi i procesit se nuk po përdoreshin kritere të njëjta gjatë verifikimit, se nuk po respektoheshin rregullat e përcaktuara sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së(Nr.04/L-261) për kategorizimin e veteranit të UÇK-së, nuk kanë ndërmarrë masa apo veprime konkrete për ndaljen e këtej fenomeni, por kanë vazhduar të jenë pjesë e komisionit të lartëcekur më të gjitha shkeljet ligjore,e pastaj i tërë Komisioni Verifikues Shtetëror i vetëdijshëm për të gjitha parregullsitë të cilat kishin ndodhur në teren, kishte injoruar ta nënshkruante faqen e tretë te aplikacioneve më të të cilin duhej të vërtetohej saktësia e të dhënave e paraqitur në secilin aplikacion,duke kaluar kështu në aprovimin final të shifrave përfundimtare më një numër të përgjithshëm prej 46.230 (katër dhjetë e gjashtëmijë e dyqind e tredhjet) veteran luftëtarë UÇK-së,të vetëdijshëm se po legalizojnë kundërligjshëm një proces të verifikimit dhe njohjes se statusit te veteranit të UÇK-së, nga i cili proces, vetëm kategorisë se veteranit luftëtarë të UÇK-së i janë shtuar 20.238 persona që marrin pension ,nga fillimi i vitit 2015 e deri në muajin gusht 2018, ku prej 15.115 personave të identifikuar në bazë të numrit personal nga Ministria e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale-Departamenti për Familjet e Dëshmorëve”, thuhet mes tjerash në aktakuzë.

Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  68.153.533.14 euro.

“Invalidëve të Luftës, buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 €uro dhe atë nga zonat operative:

Në Zonën Operative të Drenicës, ka 2330 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Pashtrikut, listohen 4701 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Dukagjinit, janë të përfshirë emrat e 7949 anëtarëve ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Shalës, janë 1389 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Norodimes, ka 823 anëtarë ‘veteranë’ i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm nga të akuzuarit që ka bërë prokuroria.

Në Zonën Operative të Karadakut, prokuroria liston emrat e 396 anëtarë ‘veteranë’.
Në Operacionin Shigjeta, prokuroria liston emrat e 1035 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, prokuroria liston 272 anëtarë ‘veteranë’ që  i janë shtuar listës së veteraneve kundërligjshëm.

Në MMRK-të, prokuroria liston 107 anëtarë ‘veteranë’ që listës së veteraneve kundërligjshëm.

Në UÇPMB, prokuroria liston 779 anëtarë ‘veteranë’ që dyshohet se i janë shtuar listës së veteraneve kundërligjshëm.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img