10,11,2025

Zbardhet dinamika, si i vrau Ridvan Zykaj dy familje në Vlorë, mes tyre edhe gjyshërit dhe fëmijët e xhaxhait

Must Read

Ndërkohë zbardhete dhe dinamika e vendngjarjes, Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy pleqtë dhe mbi xhaxhanë e tij e të shoqen. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë,  duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat.

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj (17 vjeç) dhe Ledion Zyka (i mitur, 6 vjeç).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img