29,04,2024

Zariqi: Deklaratat mes Haradinajt dhe Erdoganit të dëmshme për shtetin

Must Read

Deklaratat publike mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, nuk duhet të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve. Kështu tha sot kryetari i AAK-së në Ferizaj, Xhavit Zariqi, i cili në një prononcim për Tv Tema, u shpreh se vendimet dhe qëndrimet e kryetarit të partisë së tij dhe të parit të Qeverisë së Kosovës, janë ato që përkrahen nga të gjithë bashkëpartiakët e tij.
“Qëndrimet janë shumë të qarta, është një veprim ilegal brenda një shteti tjetër, gjë që ka ndodhë një kidnapim i qytetarëve pa ndonjë procedurë dhe largimi i tyre është brengosës për Kosovë. Kosova nuk është dashtë të lejoj një veprim të tillë, përkundër asaj që ne nuk e dimë se kush janë ata njerëz në kuptimin e plotë. Nëse për të ata mund të jenë terrorist, por për veprimtarinë që kanë kryer në Kosovë ne nuk kemi informatë që kanë bërë veprime kundërligjore. Thjesht ne kemi shtet dhe ligjet e tij duhet të respektohet ashtu siç ndodhë kudo në botë”, tha Zariqi.
Zariqi konsideron se deklaratat e shpeshta me reagime e kundër reagime pas ngjarjes në fjalë, janë të dëmshme për vendin.
“Vet veprimi është i dëmshëm ne radhë të parë, pastaj edhe deklaratat e thellojnë këtë të keqe. Ne nuk besojmë që duhet t’i prishim marrëdhëniet me Turqinë si një shtet që na ka njohur, por edhe na ka ndihmuar në shumë procese të rëndësishme në Kosovë, por mbi të gjitha ne nuk duhet të lejojmë që kushdo të përzihet në çështje të brendshme të shtetit tonë”, tha Zariqi për Televizionin Tema
Mospajtimet mes Haradinajt dhe Erdoganit filluan javën që shkoi kur gjashtë shtetas turq, pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor “Gylistan” u arrestuan e u deportuan për në Turqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img