07,05,2024

Zaev uron fitoren në Tearcë, Shilegov: Maqedonia do ketë një qeveri të përgjegjshme

Must Read
Zoran Zaiev

“Fitorja e shumicës së qytetarëve të vendit që kanë votuar për ndryshime u konfirmua në një Tearcë multietnike. Urime të sinqerta për qytetarët e Tearcës që me votën e tyre shumë precize konfirmuar disponimin e përgjithshëm në Maqedoni. Maqedonia zgjodhi Ndryshime dhe Jetë! Tearcë zgjodhi Ndryshim dhe Jetë”, shkroi Zoran Zaevi në rrjetet sociale.

Në anën tjetër Shilegov ka shtuar.

Me krenari ju them se qytetarët në Tearcë u bashkuan me pjesën tjetër të qytetarëve që votuan për ndryshim, për jetë në Maqedoni edhe përkundër presioneve të mëdha ditë më parë, kështu deklaroi sonte pas mbarimit të procesit zgjedhor deputeti i LSDM Petre Shilegov, informon Zhurnal.Ai shtoi se në Maqedoni do ketë një qeveri të përgjegjshme e cila do bëj reforma demokratike në vend.Në Maqedoni do ketë qeveri të përgjegjshme institucione që do përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe një shumicë të re parlamentare, ka shtuar Shilegov duke thënë për fund se qeverinë do e drejtojë LSDM.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img