29,03,2024

Zaev: LSDM nuk merr pjesë në zgjedhje

Must Read

246709

Lideri opozitarë në Maqedoni, Zoran Zaev tha se për vendimin e tij ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtarë, me të cilin gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt.

“Bashkësia ndërkombëtare gjatë gjithë ditës ishte në kontakt me opozitën dhe janë njoftuar në detaje për të gjitha zhvillimet. Biseduam me miqtë e Maqedonisë me ambasadorin e BE-së dhe SHBA-ve, ata kanë qëllim të mirë për Maqedoninë, por vendimi final është në duart e qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

“Maqedoni pa zgjedhje të lira nuk ka liri. Me muaj po luftojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike të kthehet mënyra një person një votë. Nikolla Gruevski në vazhdimësi e shkelte Marrëveshjen e Përzhinës, presionet vazhdojnë. Nuk heqim dorë nga parimet tona. Ne e mbajmë fjalën. Në emër të demokracisë, LSDM-ja nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje. Muajve të kaluar qytetarët dëgjuan se pse VMRO-ja nuk pranonte zgjedhje demokratike. VMRO-ja i shmangej zbatimit të marrëveshjes së Përzhinës me qëllim që të mbrojnë krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev, deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira atje ku votojnë edhe të vdekurit.

Pas konferencës për media në të cilën njoftoi se partia e tij nuk do të merr pjesë në zgjedhjet më 5 qershor, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Njëra prej pyetjeve ishte nëse Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizoj Prokurorinë Speciale Publike, ndërsa Zaev ka thënë se me Nikolla Gruevskin gjithçka është e mundur.

“Gjithçka është e mundur në Maqedoninë tonë. Me Nikolla Gruevskin gjithçka është e mundur. Ngelim që të luftojmë për të gjithë, krah për krah me opinionin demokratik. Çdo patriot, çdo përkrahës besnik i lirisë dhe demokracisë e thonë se pa zgjedhje të lira nuk mund të arrihet deri te liria dhe demokracia.”, ka deklaruar Zaev.

Ai tha se nuk mund të thuhet nëse marrëveshje e Përhzinos është e vdekur apo jo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img