04,05,2024

Z.Bahtiri merru me fabrikën e kërpudhave në Mitrovic dhe jo me sistemin arsimor në Kosovë.

Must Read

Shkruan: Remzi Hasani

Greva e punonjësve arsimor në Kosovë ndikoi që grupe qytetarësh ta mbështesin por edhe ta kundërshtojnë atë si mjet efikas për përmirësimin e pozitës material të sektorit arsimor në Kosovë.
Derisa në Prishtinë drejtori komunal i arsimit, Januz Salihu ua ndërpreu arsimtarëve grevist ngrohjen dhe transportin publik, në Mitrovicë Agim Bahtiri “Mjeshtër i madh” i zgjidhjeve edhe për ato situata kur për të tjerët zgjidhja mungon, doli me propozimin pompoz se nëse arsimtarët në Komunën e tij nuk e ndërpresin grevën, atëher Bahtiri si sulltan i asaj komune, do të kërkoj ekipe vullnetare për të zavensuar stafin pedagogjik dhe për ta fillu procesin mësimor. E përkujtojmë Bahtirin se Serbisë në vitin 1981 iu dashtën muaj për largimin nga procesi mësimor të Ali Hadrit dhe Gazmend Zajmit kurse Bahtirit ì mjaftojnë vetëm 5 ditë për ti eleminuar të gjithë mësuesit mitrovicas e ky është sultan se jo mahi.
Porosia ime si mesues filozofie për sulltan Bahtirin do të ishte: Prodho kërpudha për Mitrovicën sepse kaher e ke premtu fabrikën e kërpudhave, hap dhe rregullo kanalizime dhe trajto ujrat e zeza sepse për këto ke ardhur në kupolën komunale. Ndërsa sa I përket procesit mësimor, Kosova ka ministri të arsimit, qeveri, parament, president etj.
Ata që kanë dashur t’I shërbejnë këtij populli në baza vullnetare siç pretendon ti, I kanë shërbyer nga vitet 90-ta e deri në luftë. Sot nuk ka nevoj që askush të shërbej falas sidomos në rrethanat kur ata që e drejtojnë shtetin, një sektor të të cilit e drejton edhe ti, po e rrjepin dhe po e vjedhin pamëshirshëm e në anën tjetër ata që janë në varfëri dhe pa dinjitet u kërkohet të bëjnë punë me tarif poshtëruese.
Estetet e renesancës të këndit natyralist kanë theksuar se arti është aq më me vlerë sa më besnikërisht që pasqyron natyrën. Me një fjal nëse duam të dimë sesa fotografia I ngjanë natyrës atëher portretin duhet vendosur para pasqyrës. Unë me apo pa të drejtë dua të të bëjë një pyetje e shef ndonjëher veten në pasqyrë more Agim Bahtri me kokë të tulosur dhe fizionomi e komunikimit si të demit. Njeriu si qenie biologjike është posedues I organeve të ndryshme vitale si : trurit, zemrës, mushkrive, veshkëve etj. Por ti Agim Bahtiri në sfondin shoqëror nuk je as më shumë dhe as më pak se një zorrë e verbër për Kosovën dhe sistemin arsimor si në Mitrovicë ashtu edhe në vend.
Me qenëse një pjesë jo të vogël të arsimtarëve të viteve të qeverisjes tuaj vetë I ke përzgjedhur nëpër shkollat e Mitrovicës, nuk ke nevoj ti zëvendësosh ata, urdhëro e bindi për të filluar punën pasi janë produkt I zgjedhjes tuaj por këtë se bënë dotë sepse njerëzit pavarësisht nga detyrimet nuk duan gjithmon të jetojnë me lëmosh dhe të nëpërkëmbur.
Megjithatë nëse sistemi arsimor do të ishte vetëkritik, do të pranonte lëshimmin e madh profesional sepse nga tolerance e tyre e vlerësimit lejuan që llojlloj analfabeti të pajiset me çertifikatë apo diploma diturie, e ecila sot pamëshirshëm po e nëpërkëmbë edhe arsimin e edhe shoqërinë në përgjithësi.
Ti z.Bahtiri del me pompozitet dikur për të hapë urën e ndarjes në Mitrovicë mandej për të sjellë Shakirën për Mitrovicasit dhe në vend të saj erdhi Ceca e Arkanit dhe kur i dëgjon njeriu fjalët tuaja thotë me vete ky far burri i fuqishëm edhe lumen Ibër do ta detyroj të lëvizë për hava që të mos jetë symbol I ndarjes së Mitrovicës. Tani je hedhur në aksion për ta bashkuar me peticion Mitrovicën e veriut me atë të jugut e ne ty të besojmë vetëm në një këndvështrim, ta bashkosh dhe t’ia dhurosh Rakiçit sepse vetë ke deklaru disa herë se jo rrallë pin kafe me të. Ato far lojra që ti ì shpikë se pot ë vijnë mesazhe kërcënimi, hidhjav atyre që nuk e njohin profilin tënd. Nuk besoj se ndokush ka motivacion ti godas kufomat që ecin mbi dhe.
Aristoteli kur e kritikoi Platonon për teorinë se çdo send e ka iden e vetë patë thënë: kjo i ngjanë atij që se njeh të thjeshtën dhe synon ta kuptoj të ndërlikuarën. E edhe ti o sultan Bahtiri merru me hallet e qytetarëve të komunës të cilën e administron e jo me punë arsimi e qeverie se edhe ashtu shifet qartë se je njeri që nuk din gjë, e nëse don ta provosh këtë që po të themi, inçizoje veten dhe pastaj kontrolloe se ç’ke folur dhe do ta kuptosh vetë.

Me shumë respekt Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img