26,04,2024

Ylli Hoxha: Ndaj Thaçit do të ketë protesta, nesër kemi tragjedi kombëtare

Must Read

Ylli-Hoxha

Në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit i ftuar ka qenë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha.

Hoxha ka folur për ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit si President i Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk e pranojmë Thaçin si kryetar legjitim të Kosovës. Ai nuk është figurë unfikuese madje ai është shumë përçarës. Forca e fjalës së tij është për tu vënë në dyshim”.

“Thaçit nuk do t’i largohen protestat në asnjë ditë të punës së tij keqbërëse ndaj vendit”.

“Ai është zgjedhur president  me blerjen e votave edhe duke bërë lëshime anti-kushtetuese ndaj Serbisë”.

“Lista Serbe nuk e ka pranuar Thaçin për prijës të UÇK-së, ata nuk kanë ndryshuar por që ky i është afruar atyre”.

“Ai mund të ketë militant, por qytetarët nuk janë ata që duan ta kenë atë president”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se në rastin e zgjedhjes së Thaçit president kemi edhe deputetë që janë shitur.

“ Ai është zgjedhur duke ngreh zhagazi deputetët, kështu ai nuk mund ta përfaqësoje unitetin e popullit”.

“Aty duhet të jetë një njeri i përshtatshëm për të gjithë, e i tilla nuk është Hashim Thaçi”.

“Jam i lumtur me aksionin e sotëm, duke shpreh kundërshtimin. Nuk e kam ditë që do të ndodhë, por jam i lumtur që ka ndodh pasi ky proces nuk është fatlum për vendin. Thaçi ka bërë represion për shtatë muaj”.

“Ne kemi thënë se do të përqendrohemi në ndalimin e marrëveshejeve të dëmshme. Nuk e shoh jolegjitime që nesër qytetarët të protestojnë me këtë tragjedi kombëtare që do të na ndodh”.

“Përgjegjësi për zgjedhjen e zotit Thaçi qëndron tek deputetët që kanë shitur votën”.

“Edhe Thaçi do të jetë një sikur Jahjaga. Gjithsesi do të ishte çfarëdo lloj proteste”.

“Thaçit nuk do t’i largohen protestat në asnjë ditë të punës së tij keqbërëse ndaj vendit”.

Hoxha në fund ka thënë se ky njeri është i papranueshëm edhe brenda edhe jashtë.

“Ai ka hartuar rrugën e dialogut me Serbinë. Ky ishte interes i tij personal. Ai e ka bërë planin për Zajednicën”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img