Të rinjtë çdo ditë po lartësojnë ngjyrat e Republikës, flamurin e Kosovës e krenarinë e gjithë bashkëkombësve. I tillë është edhe ferizajasi, Ylli Dalladaku, djali shembullor, që vite më parë vendosi të bëj karrierë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sot, Ylli diplomon në Akademinë më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane WestPoint – SHBA.
Një vlerë e re e krenari e Ferizajt, një ushtarak i mirëpërgatitur për forcat tona të armatosura.
SHBA-të janë aleatët tanë të përhershëm e me ofrimin e edukimit e përkrahjen e gjithanshme si kjo për të rinjtë tanë, po forcojnë e ndërtojnë çdo ditë themelet e shtetësisë sonë.
Urime Yllit, familjes Dalladaku, Forcave të Armatosura të Kosovës dhe gjithë Ferizajt, ka shkruar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.