05,05,2024

Xhavit Zariqi rizgjedhet edhe për një mandat në krye të AAK-së, dega në Ferizaj

Must Read

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Ferizaj sot ka mbajtur Kuvendin e IX-të zgjedhor. Në këtë Kuvend   për kryetar t AAK-së,dega në Ferizaj për kryetar është rizgjedhë  Xhavit Zariqi.

Kryetari i porsazgjedhur Xhavit Zariqi, duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë, u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin, në mënyrë që programin e AAK-së ta zbatojë në përpikëri dhe se do të punojë në drejtim që AAK të gjejë përkrahje edhe më të madhe në Ferizaj, thuhet në njoftimin e lëshuar nga  AAK, dega në Ferizaj.

Njoftimi I plotë nga Kuvendi i IX-të  i AAK në Ferizaj

Sot, përfundoj me sukses punimet edhe Kuvendi i IX-të i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj,

Zgjedhjet në degën e AAK-së në Ferizaj u përmbyllen me sukses. Në një atmosferë madhështore, në krye të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj, me vota unanime u rizgjodh z.Xhavit Zariqi.

Në këtë kuvend u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i përbërë prej 41 anëtarë, gjithashtu u zgjodhën edhe delegatët e degës, që do të marrin pjesë në Kuvendin Qëndror të AAK-së, i cili do të mbahet me 5 Qershor në Prishtinë.

Kryetari i porsazgjedhur Xhavit Zariqi, duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë, u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin, në mënyrë që programin e AAK-së ta zbatojë në përpikëri dhe se do të punojë në drejtim që AAK të gjejë përkrahje edhe më të madhe në Ferizaj.

Urime suksese, na prift e mbara!

AAK dega Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img