30,05,2024

VV: Qeveria kuislinge e Mustafës s’ka legjitimitet për t’i vazhduar negociatat

Must Read

999340_584171671603158_109475020_n-670x400-780x439

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësimin lidhur me arritjen e marrëveshjes së fundit në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja që lejon dokumentet e Serbisë në Kosovë është “marrëveshje prej Zajednice”, siç është i tillë edhe procesi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Qeveria kuislinge e Isa Mustafës, pas shpalljes antikushtetuese të Marrëveshjes për “Zajednicën”nuk ka më kurrfarë legjitimiteti për të biseduar apo lidhur marrëveshje me askënd në emër të Kosovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV ka theksuar se kjo marrëveshje nuk do të pranohet.

“Ia bëjmë me dije Qeverisë së Rashkës se asnjë marrëveshje që legalizon dokumentet e lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë nuk do të pranohet nga qytetarët e vendit; se nuk mund të ketë kurrfarë vizitash “korrekte” të zyrtarëve nga Serbia, përderisa Serbia si shtet është shovinist ndaj Republikës së Kosovës”, thekson VV.

Më tej VV-ja ka shtuar se marrëveshjet në Bruksel i ka karakterizuar një mungesë e madhe transparence.

“Ne e dimë nga historiku i negociatave se mungesa e transparencës përveç që është problem në vete, është indikacion për përmbajtjen e dëmshme të rezultatit. Kështu ka qenë me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tash, nga Plani i Ahtisaarit deri tek Marrëveshja për “Zajednicën”. Ku nuk ka pasur transparencë në fillim, s’ka pasur as llogaridhënie pastaj”, thuhet në njoftim./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img