05,05,2024

Vullnetarët e rinj organizojnë Sofrën Humanitare në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.09.01.2018. Të rinjtë vullnetar nga Sektori i Rinisë në Ferizaj e me iniciativën e vullnetares Leona Jahiri , nesër, më 10.01.2018 në sheshin e qytetit të Ferizajt organizojnë Sofrën Humanitare “Të ndihmojmë së bashku”

Në kuadër të këtij aksioni këta të rinj kanë filluar të grumbullojnë edhe veshmbathje dhe batanije për familjet në nevojë.

Organizatorja e kësaj Sofre Humanitare, Leona Jahiri, ka ftuar të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që të ndihmojnë në këtë aksion që në këto ditë të ftohta të ndihmohen familjet në nevojë dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje.

“Nesër nga ora 11:00 në sheshin e qytetit në Ferizaj do të organizohet  Sofër Humanitare në kuadër të aktivitetit tradicional “Të ndihmojmë së bashku”. Ky aktivitet ka filluar sot në orët e pasdites me grumbullimin e mjeteve financiare në sheshin e qytetit. Po ashtu qytetarët mundë të sjellin batanije , pallto dhe veshmbathje në Qendrën e Kulturës ku të gjitha këto do të shpërndahen për familjet në nevojë” ka thënë Leona Jahiri, organizatore e këtij aktiviteti.
Bëhet e ditur se ky aksion i grumbullimit të ndihmave ka filluar sot në Qendrën e Rinisë në Ferizaj dhe do të vazhdoj deri më 11.01.2018.

Familjet që do të ndihmohen do të identifikohen nga listat e Qendrës së Mirëqenies Sociale në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img