02,02,2026

Vuçiq u drejtohet me një porosi banorëve të Banjë

Must Read

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, i është adresuar banorëve të Banjës pasi që nuk u lejua ta vizitojë këtë.

Ai përmes telefoni u ka thënë atyre se nuk mund t’i vizitojë sepse nuk dëshiron që t’i rrezikojë jetët e tyre.

“Nuk është mundësuar vizita ime atje, dhe aq më shumë nuk dua t’ua rrezikojë jetën tuaj”, citojnë mediat serbe t’u ketë thënë Vuçiq banorëve të Banjës.

Kujtojmë se pavarësisht që presidentit serb iu revokua leja për ta vizituar Drenicën, ai tentoi ta bëjë një gjë të tillë mirëpo u ndalua nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve, Vuçiq tanimë ka marrë rrugën për në Mitrovicë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img