29,03,2024

Vuçiq: Spitali i Mitrovicës më i mirë se i Beogradit

Must Read

v1-e1459699033972

“Ne sot kemi marrë pjesë në përurimin e departamentit të ri të Onkologjisë. Këtu sot e kemi një skaner të ri shumështresor për të cilin ministri Lonçar tha se është më i mirë se ai në spitalin “Sveti Sava” në Beograd”, ka thënë kryeministri serb në Mitrovicën e Veriut.

Në vazhdim të vizitës së tij në veriun e Kosovës, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, e ka krahasuar Spitalin e Mitrovicës së Veriut me atë të Beogradit.

Gjatë inaugurimit të investimeve prej rreth gjysmë milioni euro në këtë Spital ai ka shpallur avancimin e qendrës nga Qendra Shëndetësore në Klinikë Spitalore, të cilën Vuçiq e ka krahasuar me qendrën spitalore “Sveti Sava” në Beograd.

“Ne sot kemi marrë pjesë në përurimin e departamentit të ri të Onkologjisë. Këtu sot e kemi një skaner të ri shumështresor për të cilin ministri Lonçar tha se është më i mirë se ai në spitalin “Sveti Sava” në Beograd”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur para mjekëve dhe masës së tubuar, Vuçiq është shprehur i kënaqur me të arriturat e Qeverisë së Serbisë në përmirësimin e jetës së serbëve.

“Gjithmonë kemi folur se nuk bëjmë dallime dhe se do të donim që shkollat tona të duken njësoj mirë në Kosovë ashtu si nëpër qytetet e tjera të mëdha të Serbisë qendrore. Mendoj që është me rëndësi që këtë edhe ta dëshmojmë”, ka deklaruar Vuçiq.

I pari i Qeverisë Serbe nuk ka lënë pa ua rikujtuar bashkëkombasve të vet se Qeveria e Serbisë nuk ka hequr dorë nga ta.

“Ju duhet ta dini se ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ju, se ne krenohemi me ju, se nuk turpërohemi me ju. Ju jeni në mburojën e atdheut. Ju jeni ata pranë të cilëve do të gjendemi gjithmonë”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur për situatën momentale ku ndodhen serbët për momentin Vuçiq është shprehur se situata e tyre nuk është e lehtë dhe e thjeshtë. Ai ka porositur serbët se fuqizimi ekonomik do jetë rruga e përmirësimit të kësaj situate.

“Situata jonë aspak nuk është e lehtë dhe e thjeshtë. Por aq sa do të jemi të fuqishëm në Evropë dhe në botë, aq sa do të jemi të fuqishëm ekonomikisht, as do të jemi në gjendje që në mënyrë të qartë e të fortë t’i mbrojmë interesat e popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Gjatë gjithë ditës kryeministri serb ka qëndruar në pjesën veriore të vendit, ku ka bërë një varg deklaratash, përfshirë premtimet për investime në kompleksin “Trepça”.

v2 v3 v4 v5

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img