29,05,2024

Vuçiq: Nëse marrim vetëm një metër nga Kosova është fitore, sepse tani s’kemi asgjë atje

Must Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se për vendin që ai drejton do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kanë asgjë.
Në vizitën e bërë në fshatin Donji Banjani të Serbisë, sipas mediave serbe, i pari i vendit ka theksuar se lidhur me dialogun e Brukselit e kritikojnë ata që kanë vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, kurse “sot do të donin Shkodrën dhe Drenasin”, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, Vucic ka përmendur edhe një letër që ia ka dërguar presidentit rus, Vlladimir Putin, shefi i grupit parlamentar të partisë Serbia e Re, Slavisha Ristiq, përmes së cilës e akuzon Vuçiqin se po përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen me Prishtinës, e që do ta ndante Kosovën nga Serbia.
“Vladimir Putinit i dërgoi një letër njeriu që e ka vendosur kufirin, kurse ne do të themi ‘vijën administrative’ në Bërnjak, në komunën e tij në Zubin Potok. Ai dhe qeveria e tij e kanë vendosur kufirin në Jarinje dhe sot ata thonë: ‘Ne do të donim edhe Shkodrën, por gjithsesi na jepni Drenasin’, dhe atëherë po pyesni nëse kjo është reale”, tha Vuçiç.
Duke shtuar se qeveria e mëparshme, deri në vitin 2012, vendosi “vulën dhe dyllin mbi pavarësinë e Kosovës”, Vuçiç tha se qeveria aktuale është duke luftuar që të marrin çfarë të munden për popullin e tyre.
“Nga e gjitha që ata e humbën, nëse veç një metër e marrim, është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë. Njerëzit duhet të kenë besim në udhëheqjen e tyre që punojnë gjatë tërë kohës në këtë çështje. Sot ne nuk jemi të përjashtuar tërësisht prej saj, kurse deri në vitin 2012 ata vetëm kanë pritur të vëmë nënshkrim në pavarësinë që i është dhënë Kosovës”, tha Vuçiç, duke theksuar se dialogu i brendshëm për Kosovën ishte “absolutisht i suksesshëm” dhe se kanë dëgjuar mendime të ndryshme, në mesin e tyre edhe fyrje.
Sipas tij, ka mendime të ndryshme nga njerëzit si psh nga ata që thonë: “pranojeni më pavarësinë e Kosovës, mos bëni asgjë, kjo është një realitet”, dhe pjesa tjetër që thonë: “mos shikoni asgjë nga realiteti, sepse ne duhet të jetojmë vetëm në qiell”.
Vucic ka shtuar se sa i përket Kosovës ka ende shumë gjëra për të folur, pasi që shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img