10,09,2025

Vuçiq ironizon me qëndrimin e kishës serbe për Kosovën: Është e ndarë nga shteti

Must Read

“Është gjithmonë mirë të dëgjojmë se çfarë mendojnë njerëzit në kishë. E respektoj kishën, por, mos harroni, kisha është e ndarë nga shteti”, iu ka thënë Vuçiq gazetarëve në forumin në Alpbach të Austrisë.

Në pyetjen që të komentojë spekulimet që së shpejti mund të vihet deri tek një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe, dhe çfarë mendon – sa mund të ndikojë qëndrimi i kishës në kontestin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq thotë: “Mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi qëndrimin e të gjitha subjekteve në shtetin tonë”, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se të ketë qeshur me deklaratën e liderit opozitar serb, Boshko Obradoviq se “të gjithë liderët kryesorë serbë duhet të takohen me liderët e kishës”.

“Paramendojeni, ata janë liderë kryesorë, apo ashtu iu duket vetja. Paramendojeni Obradoviqin, udhëheqës i diçkaje, sigurisht në rrahjen e femrave”, ka ironizuar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img