29,11,2024

“Vuçiq është rreshtuar në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës”

Must Read

DSS, përmes një komunikate, të cilën e transmeton gazeta “Danas”, ka thënë se “me deklaratën e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku thuhet se në Rezolutën 1244 askund nuk përmendet Serbia, por RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë), është hapur një problem serioz, nëse bëhet fjalë për një manipulim të zakonshëm me të cilën ai përpiqet për të justifikuar politikën e tij të kapitullimit, papërgjegjësinë prej burrështetasi, apo paaftësinë diplomatike”, përcjell Telegrafi.

Kjo parti thekson se kjo është hera e parë që një zyrtar shtetëror i Serbisë relativizon rëndësinë e Rezolutës 1244.

“Derisa vazhdon të jetë në fuqi, Rezoluta 1244 e KS të OKB paraqet një garanci të fortë se Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur. Ajo garanton sovranitetin e Serbisë dhe integritetin e saj territorial, por kjo që nuk e përmend Serbinë, por RFJ-në, është krejtësisht e parëndësishme, pasi Serbia është trashëgimtar juridik i ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, apo Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi”, thuhet në kumtesën e DSS.

Më tej thuhet se “Rezoluta 1244, e cila ka që nga viti 2007 i pengon separatistët dhe mentorët e tyre, sot i pengon edhe presidentit të Serbisë, i cili me këtë deklaratë haptazi është rreshtuar në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img